THUHET SE JANË NË ”GARË”/ Komentin e Ermalit në videon e filmit të Besit nuk e prisnim – AlpeGossip
THUHET SE JANË NË ”GARË”/ Komentin e Ermalit në videon e filmit të Besit nuk e prisnim

THUHET SE JANË NË ”GARË”/ Komentin e Ermalit në videon e filmit të Besit nuk e prisnim

Bes Kallaku, aktori i njohur i humorit, prej 2 vite e gjysëm tashmë kishte nisur punët dhe xhirimet për të sjellë një projekt te ri që ka të bëjë me kinematografinë. Bëhet fjalë për filmin komedi  ”Falco” të cilit ditën e djeshme iu publikua dhe traileri.

Në llogarinë e tij në Instagram, Besi ndau me fansat e tij për herë të parë trailerin e filmit. Komentet pozitive nuk munguan, por një nga ato që na tërhoqi vëmendjen ishte komenti i Ermal Mamaqit. Para disa kohësh u diskutua për një ”garë” që mund të ekzistone mes dy aktorëve të humorit, pasi dhe Ermali pritet të nxjerrë filmin e tij të dytë i cili është gjithashtu një komedi e quajtur ”I Love Tropoja”.

Mesa duket, nuk ka asnjë ”garë” ose xhelozi mes dy aktorëve pasi vetë Ermali i ka komentuar Besit tek video në Instagram duke i thënë: Suksese vllai. Duket shumë gallatë.🤪

Nga Besi akoma nuk ka një përgjigje drejtuar Ermalit, por jemi të sigurt që i është bërë qejfi për mbështetjen.