“EFE MA SOLLI”/ Almeda tregon e emocionuar dhuratën e të birit (FOTO) – AlpeGossip
“EFE MA SOLLI”/ Almeda tregon e emocionuar dhuratën e të birit (FOTO)

“EFE MA SOLLI”/ Almeda tregon e emocionuar dhuratën e të birit (FOTO)

Çifti shumë i dashur për publikun, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë në maj të vitit që lamë pas. Almeda solli në jetë vogëlushin Efehan, i cili iu ka ndryshuar jetën përgjithmonë.

Dyshja nuk i kursejnë fotot pranë të voglit në rrjete sociale. Me anë të një postimi të bërë së fundmi, Almeda ka zbuluar se Efehani ka filluar ta surprizojë që tani.

Ai ka këputur një lule nga kopshti dhe ia ka dhuruar të ëmës. Almeda ka publikuar në Instastory një foto të lules, krah së cilës shkruan “Efe ma solli”.