PO ZBUKUROHET DITË PAS DITE! Si duket Arbana në javët e fundit të shtatzënisë (FOTO) – AlpeGossip
PO ZBUKUROHET DITË PAS DITE! Si duket Arbana në javët e fundit të shtatzënisë (FOTO)

PO ZBUKUROHET DITË PAS DITE! Si duket Arbana në javët e fundit të shtatzënisë (FOTO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani, është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë.

Megjithëse e ndau lajmin e bukur në ditën e lindjes së partnerit, Eduartit, Arbana ka vendosur të jetë e rezervuar lidhur me detaje të tjera rreth shtatzënisë së saj.

Ende nuk është konfirmuar nga çifti gjinia e bebushit, por lart e poshtë po flitet se moderatorja dhe Eduarti po presin një djalë. Ky do të jetë djali i dytë i Arbanës, pas vogëlushit Jon nga martesa e saj e parë.

Pavarësisht se nuk preferon të ndajë detaje nga pritja e ëmbël, teksa është shumë e kujdesshme edhe me fotot që publikon, ditën e sotme moderatorja na ka shuar kuriozitetin.

Ajo ka publikuar një foto nga udhëtimi i saj me Eduartin në Tropojë, ku po kalon disa ditë të bukura pushimi.

Moderatorja ka publikuar një foto në Instagram, ku i shihet barku i rrumbullakosur, që me thënë të drejtën i ka dhënë shumë nur.

Komentuesve nuk u ka shpëtuar ky moment, duke lënë përshtypjet më të mira poshtë postimit.

Kujtojmë se këto janë javët e fundit të shtatzënisë për moderatoren pasi pak kohë më parë ajo tha se verën do e kalojë në maternitet, duke lënë të kuptohet se bebushi do vijë në jetë këtë verë.

View this post on Instagram

Back to the mountains

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on