E pabesueshme: Ariana Grande deklaratë publike dashurie për artistin shqiptar – AlpeGossip
E pabesueshme: Ariana Grande deklaratë publike dashurie për artistin shqiptar

E pabesueshme: Ariana Grande deklaratë publike dashurie për artistin shqiptar

Ariana Grande është një nga këngëtaret më të dashura për publikun amerikan dhe jo vetëm. Shpeshherë edhe në rolin e aktores, Ariana ka treguar se është një vajzë mjaft e talentuar.

Përveç talentit, 24 vjeçarja flitet shumë edhe për linjat e saj elegante dhe pamjen tërheqëse.

Por, pas look-ut që e bën të duket seksi, qëndron artisti shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic.

Ai së fundmi ka publikuar një foto të Arianës pas grimit të tij, dhe sipas ‘InTv’, ajo nuk mund të mos i shprehte dashurinë, sigurisht, për punën që bën.

Ariana i shkroi: “I love you” . Menjëherë më pas vërshuan komentet në foto, ndërkohë që Mario i tha asaj se i ka fansat të mrekullueshëm.