1 MUAJ PAS LINDJES/ Rona Nishliu publikon foton e parë me vajzën e saj (FOTO) – AlpeGossip
1 MUAJ PAS LINDJES/ Rona Nishliu publikon foton e parë me vajzën e saj (FOTO)

1 MUAJ PAS LINDJES/ Rona Nishliu publikon foton e parë me vajzën e saj (FOTO)

Në muajin korrik, këngëtarja e njohur Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë e një vajze që e pagëzoi me emrin e veçantë Noa. Një javë pas lindjes ajo bëri publik lajmin dhe postoi një foto ku shihej me Noan në krahë.

“Ndjenja më përmbushëse dhe më kuptimplotë deri më sot! Më 19.07.2019, në duart tona erdhi Noa. Gjithë këto ditë nuk po gjej fjalët e duhura që të shpreh gëzimin tim për bekimin më të rëndësishëm në jetë. Për shërbimin plot përkushtim, dashuri dhe njerëzor.”, shkruante ajo në foton ku ishte kujdesur të mbulonte fytyrën e vogëlushes.

Gjatë këtyre javëve, Rona është treguar shumë diskrete dhe nuk ka publikuar asnjë foto të vogëlushe. Mirëpo, pak më parë ajo ka vendosur të bëj një dedikim për të.

Rona ka postuar një foto ku shihet Noa tashmë 1 muajshe dhe pranë ka shkruar: “Grimca më e fuqishme e dashurisë!”