“NUK JEMI DELE”/ Do hapte Festën e Birrës në Korçë, Capital T anulon ftesën (VIDEO) – AlpeGossip
“NUK JEMI DELE”/ Do hapte Festën e Birrës në Korçë, Capital T anulon ftesën (VIDEO)

“NUK JEMI DELE”/ Do hapte Festën e Birrës në Korçë, Capital T anulon ftesën (VIDEO)

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Capital T, ka zbuluar pak më parë se është i ftuar që të hapë Festën e Birrës në Korçë. Por ai nuk do të marrë pjesë pasi e ka anuluar ftesën. Dhe shkak është bërë pikërisht ftesa që i është bërë edhe këngëtarit serb, Goran Bregoviç.

Capital T ka publikuar një video në “Instagram” ku tregon se nuk do të jetë pjesë e koncertit, e madje i bën thirrje Bashkisë së Korçës që të anulojë prezencën e këngëtarit serb në Shqipëri, për faktin se konflikti Kosovë-Serbi është ende i hapur.

Gjithashtu reperi i njohuriu ka bërë thirrje edhe të tjerëve të bëjnë këtë gjë.

“FESTA E BIRRES NE KORÇE. Besoj se jemi mjaftueshëm artiste Shqiptare skemi nevoj per import @bashkiakorce / ? JU BEJ THIRRJE TE GJITH KOMUNITETIT ARTISTIK TE REAGOJN DHE TE GJITH POPULLIT TA BOJKTOJNE KETE EVENT SEPSE NE SJEMI DELE ?”, ka shkruar këngëtari.

VIDEO