”ËNDËRRAT DUAN SAKRIFICA”/ Besi tregon se ku i ka gjetur paratë për realizimin e filmit – AlpeGossip
”ËNDËRRAT DUAN SAKRIFICA”/ Besi tregon se ku i ka gjetur paratë për realizimin e filmit

”ËNDËRRAT DUAN SAKRIFICA”/ Besi tregon se ku i ka gjetur paratë për realizimin e filmit

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ishte këtë të premte i ftuar në emisionin “Rudina”. Ai ka folur kryesisht për realizimin e filmit të tij të parë të titulluar “Falco”.

Filmi është një pasqyrim i realitetit shqipar, i sjellë me nota komike. Data e publikimit është me datë 20 Nëntor dhe pjesë e tij janë personazhe shumë të njohur nga Showbizi.

I ftuar në studion e Rudinës këtë të premte, Besi ka treguar se ka punuar shumë për këtë arritje, ka derdhur shumë mund dhe ka bërë shumë sakrifica. Po ashtu, i pyetur nga moderatorja aktori ka zbuluar se ku i ka gjetur paratë për filmin. “Ky film është një mbështetje e të gjithë të ardhurave të familjes time. Gjithashtu kam pasur edhe sponsora. Kam punuar me klering. Unë xhiroja aty dhe na jepnin drekën. Ka qënë pjesa më e vështirë”, ka treguar Besi.