“BLEVA 8 MIJË $ DIAMANT PËR NJË ORDINERE!” Pas tradhëtisë, Rezart Veleshnja i bën “zbor” ish partneres (FOTO) – AlpeGossip
“BLEVA 8 MIJË $ DIAMANT PËR NJË ORDINERE!” Pas tradhëtisë, Rezart Veleshnja i bën “zbor” ish partneres (FOTO)

“BLEVA 8 MIJË $ DIAMANT PËR NJË ORDINERE!” Pas tradhëtisë, Rezart Veleshnja i bën “zbor” ish partneres (FOTO)

Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja së fundmi ka bërë publike tradhtinë e ish-partneres.

Veleshnja ka pohuar përmes disa fotove dhe videove të postuara në Insta story se ajo ka pasur paralelisht me të edhe 4 lidhje të tjera.

Si duket Rezarti mllefin që ndjen ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e tij, prej të cilëve ka marrë komente të shumta.

“Turpi nuk njeh kufi mjerë vëllai”, shkruan aktori i “Portokallisë”.

Ndërkohë në një tjetër postim, shprehet: “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, por s’kam ç’bëj me një që mban 4 përnjëherë. Mjerë ai që bën si mjeshtër edhe mendon se e ka vetëm ai!”

Në vijim, Veleshnja tregon se e ka zbuluar cili është personi që i shkon nga pas, ish-it të tij dhe për të thotë: “Hallexhiu që i shkon nga pas, ta dijë ai i mjeri!”

Teksa një nga ndjekësit i shkruan që mos ta vrasë mendjen për të, Rezarti i përgjigjet: “Po ça të bësh kur blen 8 mijë dollarë diamant për një ordinere!”

Veleshnja ka bërë publik edhe emrin e vajzës në fjalë, duke e etiketuar atë pothuajse në çdo foto të bisedave me ndjekësit.