8 shenja që tregojnë që ju s’duhet të hani më sheqer! – AlpeGossip
8 shenja që tregojnë që ju s’duhet të hani më sheqer!

8 shenja që tregojnë që ju s’duhet të hani më sheqer!

Sheqeri ka shije të mirë, madje çdo gjë që është e përbërë nga ai ka shije super të mirë. Sheqeri në disa raste është i pashmangshëm, por disa njerëz nuk e dinë që kanë krijuar varësi ndaj tij.

 

Prandaj, AlpeNews.al ju ka sjellë për ju disa shenja që tregojnë që ju nuk duhet të hani më sheqer.

Dhimbje kockash

Kur kockat tuaja dhembin, dhe ju nuk keni as idenë më të vogël nga se, kjo mund të jetë edhe nga konsumimi i tepruar i sheqerit.

Nëse keni skuqje, mpirje, dhimbje muskujsh, atëherë ju duhet të bëni vizitë te doktori, sheqeri mund t’u ketë dëmtuar muskujt.

Uri për ëmbëlsira dhe ushqime me bazë sheqeri

Ndiheni vazhdimisht të uritur dhe hani çokollata, karamele apo torta, atëherë ndaloni, po shkatërroni organizmin tuaj. Në këtë rast ju keni krijuar një varësi ndaj sheqerit dhe nuk rrini dot pa e konsumuar.

Energji e lartë dhe e ulët

Glukoza është përgjegjëse për energjinë e trupit tuaj. Nëse ndieni se keni shumë apo pak energji, atëherë kjo tregon se keni luhatje të sheqerit. Prandaj, dritare.net ju sugjeron që të mbani nën kontroll sheqerin tuaj, ndryshe do të keni probleme të mëdha me shëndetin.

Puçrra dhe acarim të lëkurës

Ushqimet me bazë sheqeri, nëse nuk konsumohen në sasinë e duhur, mund të shkaktojnë inflamacion ose çarje të lëkurës.

Pra në këtë rast, nëse ju konsumoni shumë sheqer dhe keni puçrra, mos e kërkoni shkakun në vend tjetër, ndaloni sheqerin.

Shtim në peshë

Nuk është çudi, nëse ndonjë ditë, pantallonat nuk ju bëjnë, ju mund të keni shtuar në peshë, ose barku juaj i fryrë nuk lejon që xhinset të mbërthehen. Gjithsesi, një nga shenjat më të dukshme të sheqerit është shtimi i peshës, prandaj nëse doni të jeni elegantë, reduktoni sheqerin.

Prishje dhëmbësh

Ushqimet e ëmbla, shkaktojnë prishje të dhëmbëve. Nëse ju hani diçka të ëmbël, ka shumë gjasa që të ngecë pak në dhëmb dhe është shumë e vështirë për t’u larguar, e për pasojë dhëmbi juaj shkatërrohet.

Ftohje dhe grip të shpeshtë

Konsumimi i shumë ushqimeve me sheqer ul sistemin imunitar. Vitamina C, që lufton të ftohtin dhe gripin, zhduket nëse ju konsumoni glukozë. Prandaj mundësitë për të luftuar gripin janë të ulëta. Ndërkohë që sistemi imunitar kërkon vitaminën C, merr glukozë, e cila në vend ta shërojë e dëmton më keq.

Fryrje barku

Fryrja dhe gazrat e dhimbshëm, mund të shkaktohen nga ushqime të ndryshme. Dhe konsumimi në masë i sheqerit është një prej tyre. Sheqeri i tepërt mund të bëjë kërdinë në barkun tuaj dhe të shkatërrojë si përfundim organizmin.

Duke u bazuar në studimet mjekësore, sasia e sheqerit që duhet të merret çdo ditë është, 10%, ose 7 lugë në ditë.