Ja çfarë ju shkakton përdorimi i tepruar i telefonave – AlpeGossip
Ja çfarë ju shkakton përdorimi i tepruar i telefonave

Ja çfarë ju shkakton përdorimi i tepruar i telefonave

Varshmëria nga telefonat e mençur mund të ketë efekte të ngjashme në tru me ato që janë parë në dhënien pas opioidit, tregon një studim i ri.
Studiuesit kanë anketuar studentët e kolegjeve rreth përdorimit të teknologjisë dhe kanë gjetur se sjellja e atyre që përdorin tepër telefonat e mençur është e ngjashme me përdorimin e substancave abuzive, transmeton KP.

Studimi ka gjetur se personat që varen nga telefonat e mençur ndihen më të izoluar, me depresion dhe me ankth në krahasim me ata që nuk janë të varur nga telefonat.