Rihanna e ka vjedhur markën “Fenty by Rihanna”? Ja detajet mbi të cilat janë ngritur dyshimet (FOTO) – AlpeGossip
Rihanna e ka vjedhur markën “Fenty by Rihanna”? Ja detajet mbi të cilat janë ngritur dyshimet (FOTO)

Rihanna e ka vjedhur markën “Fenty by Rihanna”? Ja detajet mbi të cilat janë ngritur dyshimet (FOTO)

Miliona fansa nëpër botë dhe kjo falë muzikës së saj që ka rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve.

Por jo vetëm muzika, Rihanna ose siç e njohin të gjithë si Badgal, së fundmi ka menduar ta zgjerojë pak linjën e saj kreative dhe tashmë diva ka prezantuar edhe linjën e veshjeve.

Të gjithë u gëzuam nga ky lajm por a e merrni dot me mend se çfarë ka ndodhur?

“Fenty University” quhet koleksioni i ri i veshjeve që ka lancuar diva por pas kësaj prurje të re kanë nisur akuzat publike për kopjim kjo e bazuar tek inicialet e markës.

Etiketa e veshjeve të këtij koleksioni janë të ngjashme me inicialet e markës amerikane “Freedom United”.

Kjo markë përdor në etiketa inicialet “FU” ndërkohë që Rihanna edhe pse e dinte këtë gjë zgjodhi që ti vendoste koleksionit inicialet “F.U.”

Kompania “Freedom United”, kërkoi nga Puma që të ndalonte prodhimin e këtij koleksioni si dhe të dorëzojë kontabilitetin e plotë se sa para ka fituar Riri nga kjo.

Në anën tjetër Puma pretendon se “FU” nuk është një markë unike por janë vetëm iniciale, gjithashtu thekson se Fenty tashmë nuk po prodhohet më.

Kompania kërkon të hedhë Puma-n në gjyq ndërsa nga Rihanna ende nuk ka patur një prononcim publik.

Të presim se çfarë do të ndodhë? Vërtet ta ketë kopjuar Rihanna markës e saj të re?