Burri bankier në burg/ Gruaja shpenzon 150 mijë paund në ditë në bizhuteri (FOTO) - AlpeGossip
Burri bankier në burg/ Gruaja shpenzon 150 mijë paund në ditë në bizhuteri (FOTO)

Burri bankier në burg/ Gruaja shpenzon 150 mijë paund në ditë në bizhuteri (FOTO)

Gruas misterioze të një bankieri që shpenzoi mesatarisht 1.6 milionë paund në vit në Harrods për rreth 1 dekadë iu është kërkuar të shpjegojë sesi mund të përballojë këtë mënyrë jetese kaq luksoze.

Ndërsa ka edhe një pronë me vlerë 22 milionë paund në Britani.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) i ka kërkuar gruas, e cila është martuar me një ish-drejtorin e një banke shtetërore që është burg, të zbulojë burimin e parave të saj.

Ajo apeloi në Gjykatën e Lartë, por e humbi çështjen ndaj duhet të tregojë se nga ku rrjedhin këto para.

Përveç pronave në Mbretërinë e Bashkuar, gruaja gjithashtu përdor avion privat, pi verëra të shtrenjta dhe bleu 150.000 paund bizhuteri në Harrods në një ditë të vetme.

Ndërmjet viteve 2010 dhe 2016, ajo ka shpenzuar 16 milionë paund për sende duke përdorur 35 karta krediti.

Ajo zotëron të paktën një shtëpi në Londër me vlerë 7.5 milionë paund duke mbyllur një depozitë prej 4 million paund dhe duke paguar hipotekën në pesë vjet.

NCA nuk mund të kuptojë se si ajo arriti të bëjë kaq shumë para. Ajo argumenton se bashkëshorti i saj i bëri paratë nëpërmjet punës si bankier.

Por nëse gruaja tani nuk do jetë në gjendje të shpjegojë burimin e pasurisë, rrezikon t’i marrin shtëpitë e saj.

Burri i saj, i njohur vetëm si Z. A, ishte kryetari i një banke jashtë Europës, në të cilën shteti kishte një aksion kontrollues, që nga viti 2001 deri në dorëheqjen e tij në vitin 2015.

Ai u dënua më pas për mashtrim dhe përvetësim, u dënua me 15 vjet burg dhe duhej të paguante bankën më një shumë prej 39 milionë dollarë.

Paga zyrtare e burrit të zonjës A ishte midis 22.000 paund dhe 54,000 paund, por në njëfarë mënyre pasuria e tij neto vlerësohej në 56 milion dollarë.