Këngëtarja Ana Kabashi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë”.
Ajo ka rrëfyer shumë gjëra nga jeta dhe karriera e saj, ndër të tjerash përmendi projektet e reja që po përgatit.
Ana tregoi se ka në plan që të nxjerrë një këngë të re në anglisht, që është punuar nga një producent i huaj.
E pyetur rreth jetës së saj private, këngëtarja nga Peja fillimisht hezitoi të tregojë nëse është në lidhje, por më pas pranoi se ka diçka të re.
Më tej, ajo përmendi edhe faktin se është ngacmuar nga shumë meshkuj të skenës, të cilët i kishin kërkuar asaj të bëhet e dashura e tyre.
Megjithatë, Ana tha se oferta të tilla nuk kishte pranuar ngase kërkesat e drejtpërdrejta nga ta, i kishin bërë djemtë jo-seriozë.