ANXHELA E MOHOI LIDHJEN/ Mateus Frroku bën lëmsh rrjetin me deklaratën e tij – AlpeGossip
ANXHELA E MOHOI LIDHJEN/ Mateus Frroku bën lëmsh rrjetin me deklaratën e tij

ANXHELA E MOHOI LIDHJEN/ Mateus Frroku bën lëmsh rrjetin me deklaratën e tij

Këngëtarja e njohur shqiptare Anxhela Peristeri ka qenë në vëmendje të mediave që pas publikimit të bashkëpunimit të saj më këngëtarin, Mateus Frroku. Dyshja është komentuar gjatë pasi është aluduar se mes tyre ka një lidhje.

Megjithatë pak kohë më parë Anxhela reagoi në lidhje me këto lajme duke treguar në emisionin “Thumb” se mes tyre nuk ka asgjë. “Më ndodh shpesh që kur bëj duete sajojnë kështu lajmesh, por nuk është e vërtetë. Nuk kam qenë çift me asnjë artist. Unë me Mateusin njihem që në festival të fëmijëve plus ai është 5 vite më i vogël se unë. Unë dua që partnerin tim ta kem më të madh në moshë”, u shpreh Anxhela.

Por, ditën e djeshme në emisionin “BE Coffee”, Mateusi ka bërë lëmsh publikun teksa ka thënë se Anxhela është dashuria e tij e re

Teksa është pyetur se kë zgjedh midis Anxhelës dhe Bujarit, këngëtari ka thënë: “Me Anxhelën njihemi që kur kemi qenë fëmijë. Me Bujarin gjithë bashkëpunimi ishte kënaqësi. Më takon të zgjedh Anxhelën jo vetëm për faktin që është një mikesh e vjetër, një vajzë fantastike por është dashuri e kohëve të fundit”, përfundoi ai.

“Ja këto thotë dhe i ngatërron njerëzit”, tha Anxhela teksa më vonë i ngacmuar nga moderatorët Mateusi tha: ‘Mendoni çfarë të doni.’