Ermal Meta flet për Eurovizionin: Më erdhi shumë turp nga Italia! – AlpeGossip
Ermal Meta flet për Eurovizionin: Më erdhi shumë turp nga Italia!

Ermal Meta flet për Eurovizionin: Më erdhi shumë turp nga Italia!

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta ka mbërritur në Tiranë për të realizuar koncertin e pasdites së sotme.
Përpara nisjes së eventit Ermali është takuar me të rinj të Tiranës me rastin e festës së 1 Qershorit. Ai nuk ka lënë pa përmendur pjesëmarrjen në Eurovizion dhe gjithashtu u shpreh edhe për 0 pikëshin e dhënë nga Italia, shtet të cilin ai e përfaqësonte në këtë kompeticion.

Meta u shpreh gjithashtu se më mirë nga të tre shqiptarët që konkurruan në Eurovizion, këndoi Eugent Bushpepa me “Mall”.

“Mendoj se ishte një event shumë i rrallë që ishim tre shqiptarë që përfaqësonim vende të ndryshme në Eurovizion. Eugenti ka zë të mahnitshëm, nga të tre ne shqiptarët ishte ai që këndoi më mirë. Faleminderit për 12 pikë.

Më erdhi shumë turp që Italia nuk i dha 12 pikë Shqipërisë dhe të them të drejtën kam bërë edhe një gjysmë sherri me njerëzit atje”, theksoi Meta.