Kryeministri kanadez me vetulla false?! Plas gallata në rrjetet sociale (VIDEO) - AlpeGossip
Kryeministri kanadez me vetulla false?! Plas gallata në rrjetet sociale (VIDEO)

Kryeministri kanadez me vetulla false?! Plas gallata në rrjetet sociale (VIDEO)

Justin Trudeau është padyshim kryeministri më i dashur nga të gjithë. Por së fundmi kryeministri kanadez është ‘kritikuar’ për shkak të disa fotove që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Shumë kritikë në internet kanë shpërndarë disa foto dhe video të Trudeau në samitin e G7-s, ku dukshëm shihet që vetullat e liderit kanadez janë false. Në Twitter shpërtheu gallata, por kishte edhe nga ata që mendonin se është vetëm një mashtrim nga reflektimi i dritës.

Megjithatë, Daily Mail ajo shkruan se ajo që shfaqet në video si një vetull e shkëputur është me të vërtetë vetëm ndriçim i keq. “Kjo tregon se ndriçimi i keq ishte fajtori, duke i dhënë vetullës së majtë të Trudeau një hije të çuditshme dhe duke e bërë atë të duket sikur ishte duke u ndarë nga fytyra e tij’- raporton Daily Mail.