“Kam patur momente kur kam dashur ta lë”/ Gazetarja tregon rrugëtimin në televizion (VIDEO) – AlpeGossip
“Kam patur momente kur kam dashur ta lë”/ Gazetarja tregon rrugëtimin në televizion (VIDEO)

“Kam patur momente kur kam dashur ta lë”/ Gazetarja tregon rrugëtimin në televizion (VIDEO)

Imazhi i saj është i kuruar në çdo dalje. Bëhet fjalë për gazetaren dhe spikeren Blerta Tafani. Ajo nuk ka eksperimentuar vetëm në studion e lajmeve, ajo ka drejtuar emisionin “Glob” dhe ka provuar veten si prezantuese në festivalin e 54 të këngës në RTSH pranë Pandi Laços.

Duket se gazetarja ka ditur të japë më të mirën në ekran duke u kthyer në figurat më të spikatura. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku tregoi fillimet në gazetari.

“Fillimi në televizion ka qenë krejt rastësi. Kam qenë shumë e vogël, sapo kisha nisur shkollën për gazetari. Në një seminar takova drejtorin e informacionit të asaj kohe në televizionin “Arbëria” dhe ishte rastësi dhe fat. Pastaj kam punuar dhe paralelisht kam ndjekur edhe studimet. Mbaj mend daljen time të parë në ekran si spikere.

Pas pak provash kam dalë në transmetim direkt dhe kam përjetuar emocione që nuk besoj se do t’i harroj. Unë që fëmijë e kam parë veten si spikere lajmesh, nuk luaja mësuesesh, por lexoja lajme. Rrugëtimi në televizion është i vështirë aq më tepër me mënyrën se si bëhet sot. Televizioni si ambient është i vështirë dhe lufta që bëhet brenda për të qenë në ekran është po ashtu e vështirë. Unë kam patur disa momente kur kam dashur ta lë. Sa herë që kam parë që duhen bërë kompromise për të cilat unë nuk isha e gatshme edhe jam tërhequr dhe kam bërë hapa pas. Por kjo varet edhe nga natyra e gjithsecilit prej nesh.

Unë jam natyrë pak e tërhequr dhe prandaj kam qëndruar vetëm tek lajmet, nuk e mbaj shumë presionin dhe herë pas here kam menduar edhe ta lë. Por ndihem keq që kam studiuar për gazetari dhe alternativat nuk i kam të shumta që të tërhiqem. Lajmet për mua janë një dashuri më vete, por edhe emisioni që kam ka qenë për aktualitetin dhe ka qenë në të njëjtat korniza. Të jesh spikere lajmesh është pak e vështirë, ka disa korniza nga të cilat nuk del dot”, tha Tafani.