E RRALLË/ Majmuni vret foshnjen 12-ditëshe në Indi – AlpeGossip
E RRALLË/ Majmuni vret foshnjen 12-ditëshe në Indi

E RRALLË/ Majmuni vret foshnjen 12-ditëshe në Indi

Një fëmijë ka vdekur pasi u rrëmbye nga prehëri i nënës së tij nga një majmun në shtetin indian të Uttar Pradesh.

Fqinjët nxituan të ndihmonin pasi dëgjuan britmat e nënës pasditen e së hënës (12 nëntor) në një fshat pranë qytetit Agra, por nuk arritën ta shpëtonin. Foshnja ishte vetëm 12 ditëshe.

“Ata hodhën gurë drejt majmunit për ta detyruar të lëshonte fëmijën, por në kohën kur e braktisi ishte shumë vonë pasi e kishte sulmuar ashpër në fytyrë,”-raportoi policia.

Trupi i fëmijës u gjet në tarracën e një shtëpie aty afër. Policia tha se lëndimet në trupin e foshnjes tregojnë se ishte kafshuar në fytyrë.

Sulmet nga majmunët janë të zakonshme në Indi, veçanërisht në kryeqytetin e vendit New Delhi.

Në Central Delhi, zyrat e qeverisë janë të rrethuara nga dhjetra majmunë që luajnë në pemë ose rrinë në diell në trotuar.

Sipas qeverisë së Delhi, në vitin 2016 u regjistruan 268 raste të kafshimit nga majmunët në qytet.