“AI ËSHTË NJË TIP QË NUK…”/ Vajzat e “Love Storyt” kanë ankesa për Saimirin. Ja çfarë nuk shkon me të – AlpeGossip
“AI ËSHTË NJË TIP QË NUK…”/ Vajzat e “Love Storyt” kanë ankesa për Saimirin. Ja çfarë nuk shkon me të

“AI ËSHTË NJË TIP QË NUK…”/ Vajzat e “Love Storyt” kanë ankesa për Saimirin. Ja çfarë nuk shkon me të

Nata e dytë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me emocione, të cilat u finalizuan me largimin e dy konkurrenteve, Klea dhe Juli, që nuk morën dot trëndafil nga Saimiri.

Në programin e përditshëm “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, vajzat janë pyetur para se të ngjiteshin në skenën e këtij ‘reality dating show’, se cilat kanë qenë emocionet e përjetuara gjatë javës, si dhe për komentet e opinionet që kanë marrë nga të afërmit apo ndjekësit në rrjete sociale.

Këtë herë ka qenë Kejda ajo që ka evidentuar një sjellje neutrale të Saimirit me të gjitha konkurrentet.

E pyetur për 33-vjeçarin në lidhje me afrimitetet e krijuara, bukuroshja ka pohuar, në një farë mënyre, edhe mendimin e Vivien, e cila gjithashtu u shpreh se, edhe pse e ka takuar disa herë Saimirin, sërish nuk ka mundur të zbulojë diçka nga karakteri i tij.

“Ai është një tip që nuk të lë të kuptosh shumë, se çfarë mendon ndryshe për mua dhe ndryshe për një vajzë tjetër. Është shumë neutral në sjelljen e tij”,- tha Kejda.

Një mendim të tillë kanë pasur edhe vajzat e tjera konkurrente, të cilat e kanë përmendur këtë “mosreagim” të Saimirit. Madje, sjellja e tij neutrale është vënë në dukje edhe nga opinionistët e “Love Story”, Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj.

Më tej, Kejda ka dhënë mendimin e saj edhe për dy vajzat që kanë gjasa të eliminohen, duke përmendur edhe veten.

“Vajzat që mendoj se kanë më pak kimi janë Nensi dhe ndoshta unë, nuk e di”,- tha Kejda para nisjes së spektaklit të natës së dytë.