“Dashuri, seks dhe palestër”, Patris Berisha hedh poshtë thashethemet për ndarjen me foton që askush se priste – AlpeGossip
“Dashuri, seks dhe palestër”, Patris Berisha hedh poshtë thashethemet për ndarjen me foton që askush se priste

“Dashuri, seks dhe palestër”, Patris Berisha hedh poshtë thashethemet për ndarjen me foton që askush se priste

Tuna dhe Patris vendosën të ruajnë privatësinë e marrëdhënies së tyre, pas deklaratave bombë të Robert Berishës se nuk ka asnjë kontakt me nusen e të vëllait.

Mirëpo ditën e sotme, Patris ka thyer heshtjen me një foto, ku vërteton se çifti është i pandashëm dhe më të dashuruar se kurrë. Ata shfaqen në palestër, teksa kryejnë ushtrime së bashku.

‘Dashuri dhe fitness’ – shkruan Patris, krahas fotos së publikuar në profilin e tij në “Instagram”.

‘Edhe seks’ – shprehet këngëtarja në postimin e Patrisit.

Një vit më parë, Tuna dhe Patris u bekuan me lindjen e një djali, të cilin e pagëzuan me emrin “Tian”.