“Nuk do të bashkëpunoja kurrë me Noizy-n!” Këngëtari i famshëm shqiptar sapo hapi luftë – AlpeGossip
“Nuk do të bashkëpunoja kurrë me Noizy-n!” Këngëtari i famshëm shqiptar sapo hapi luftë

“Nuk do të bashkëpunoja kurrë me Noizy-n!” Këngëtari i famshëm shqiptar sapo hapi luftë

Noizy është një ndër reperët më të suksesshëm të momentit dhe të shumtë janë ata këngëtarë, të cilët dëshirojnë të kenë një bashkëpunim me të. Mirëpo Blero, ndryshe nga të gjithë nuk ndan një mendim pozitiv për muzikën që bën Noizy.

I ftuar në emisionin “N’dërrimi i Natës” në rubrikën “Haje ose Ndaje”, Blero u pyet se kush është reperi me të cilin ai nuk do të bashkëpunonte asnjëherë.

“Noizy”, u përgjigj Blero pa hezituar duke sqaruar se nuk e ndjen muzikën e tij.

Në përgjithësi deklarata të tilla janë bërë iniciatore të sherreve të mëdha mes këngëtarëve, sikurse kujtojmë së fundmi sherrin mes Encës dhe Rosela Gjylbegut, që nga një deklaratë e njëjtë u bë shumë zhurmë me akuza dhe kundër-akuza.

Ndërkohë të gjithë jemi kuriozë të mësojmë se cili do të jetë reagimi i Noizyt pas kësaj deklarate të Bleros.