“ËSHTË NË ZEMRËN TIME”/ Klea Huta sqaron largimin nga “Klan” për në “Top Channel” (FOTO) – AlpeGossip
“ËSHTË NË ZEMRËN TIME”/ Klea Huta sqaron largimin nga “Klan” për në “Top Channel” (FOTO)

“ËSHTË NË ZEMRËN TIME”/ Klea Huta sqaron largimin nga “Klan” për në “Top Channel” (FOTO)

Klea Huta ka qenë e ftuar në puntatën e parë të “Thumb” për këtë sezon.
Në një intervistë me dy moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ajo ka rrëfyer të rejat e fundit nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Dikur të gjithë e njihnin si Klea e KLanit, vajzës së cilës i janë besuar projekte me shumë peshë dhe mjaft të rëndësishme në familjen e Tv Klan siç kanë qenë “Gjeniu i Vogël” apo “Maratona e Këngës”. Aktualisht Klea moderon “VIP Club” në Top Channel një program që ka në qendër personazhe të njohur për publikun shqiptar por që kanë ngritur një jetë dhe karrierë përtej kufijve.

E ftuar në “Thumb” Klea rrëfeu se në fakt nuk është shkëputur përfundimisht nga Tv Klan pasi “VIP Club” në fakt është një projekt i jashtëm sezonal.

“Largimi nga Klani në Top Channel? Nuk është se u ndamë, marrëdhënia ashtu siç fillon ashtu edhe mbaron. Mbase kthehemi prapë mbase ndahemi prapë. Klani është gjithmonë në zemrën time por në momentin që mua mu ofrua ky pozicion si moderatore për ta moderuar këtë program unë vajta. Nuk është se jam me kontratë në Top.”,- është shprehur Klea