“TA FUS ME SHISHE KOKËS”/ Plas sherri me Bashkimit dhe Ritvanës: Nuk merrem me njerëz që shajnë me familje – AlpeGossip
“TA FUS ME SHISHE KOKËS”/ Plas sherri me Bashkimit dhe Ritvanës: Nuk merrem me njerëz që shajnë me familje

“TA FUS ME SHISHE KOKËS”/ Plas sherri me Bashkimit dhe Ritvanës: Nuk merrem me njerëz që shajnë me familje

Debate të ashpra janë zhvilluar sot në emisionin “Për’puthen”, ku janë përfshirë konkurrentët Ritvana dhe Bashkimi, fill pasi ky i fundit kërkoi eleminimin e saj nga programi.

Në debat e sipër, Bashkimi tha se nuk merret njerëz që shajnë me familje, gjë që e acaroi Ritvanën. Me tone të larta zëri ajo i kërkoi të mos përfshijë familjen dhe i kërkoi të mos merret aspak me të.

Bashkimi: Nuk merrem me njerëz që shajnë me familje.

Ritvana: Edhe familja ime i sheh ato. Mbaj përgjegjësi për fjalët që thua, nuk kam ardhur të stresohem, por të shijoj eksperiencën time. Po nuk të pëlqeva mos e zgjat fare, ta fus shishe kokës, nuk të llogaris fare. Nuk mban përgjegjësi për fjalët e veta. Mos u merr me mua fare.

Bashkimi: Merrem me çfarë të dua, a ke ardhur në emision?

Ritvana: A të përmend unë ty? Nuk ka turp fare. Shpesh herë ka folur për mua. Mos e manipulo, mos përqesh, mos ironizo se nuk ke surrat as ti, as askush.

Bashkimi: Është nivel i ulët se më ka sharë me familje nga i pari tek i fundit.