Modelja dhe biznesmenia e njohur, Katie Price i ka surprizuar të gjithë kur ka treguar se është gati të martohet për të katërtën herë.
Përpara pak ditësh ajo u fotografua pranë ish të dashurit të saj, Kris Boyson dhe të gjithë po mendojnë se ai mund të jetë bashkëshorti i ardhshëm. Katie është nënë e 5 fëmijëve dhe në një postim në ‘Instagram’ është shprehur se po mendon shumë seriozisht të martohet sërish.
Më pas ajo ka rrëfyer se e ka të vështirë të flejë gjumë, sepse mendon për një dashuri të shkuar. Pavarësisht se të gjithë thonë se ajo do të ribashkohet me ish të dashurin e saj, vetë Katie nuk e ka përcaktuar se kujt i referohet në postimet e saj