NURI I SHTATZËNISË/ Meghan Markle shfaqet më e bukur se kurrë (FOTO) – AlpeGossip
NURI I SHTATZËNISË/ Meghan Markle shfaqet më e bukur se kurrë (FOTO)

NURI I SHTATZËNISË/ Meghan Markle shfaqet më e bukur se kurrë (FOTO)

Javën e kaluar nga pallati mbretëror erdhi lajmi i shumëpritur. Meghan Markle dhe Princi Harry janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Por pavarësisht lajmit të ëmbël, çifti vazhdon punën duke qëndruar në krye të detyrës dhe Meghan është e detyruar të ekspozohet. Mbrëmjen e kaluar ata kanë mbërritur në Fiji dhe dukesha ka shkëlqyer. Në darkën me presidentin, ajo ka zgjedhur të veshë një fustan blu, të gjatë deri në fund të këmbëve, i cili i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur. Në fotot e publikuara duken qartë kliet që ka marrë nga pritja e ëmbël, megjithatë mund të themi me plot gojën se i shkon shumë. Nuri i shtatzënisë e ka bërë Meghan-in të duket më e bukur se kurrë.