Xheni drejt rikthimit me Benardin? Ja postimi që po ngre dyshime – AlpeGossip
Xheni drejt rikthimit me Benardin? Ja postimi që po ngre dyshime

Xheni drejt rikthimit me Benardin? Ja postimi që po ngre dyshime

Historia e tyre e dashurisë ka tërhequr vëmendjen në media që kur çifti Xheni-Bernard dolën nga shtëpia e famshme e Big Brother Albania.

Tashmë ata janë ndarë, por një seri postimesh nga palët, i kanë shtyrë fansat të besojnë se ndoshta mund të ketë një rikthim.

Ka qenë Xheni ajo e cila ka ngritur dyshimet me një sërë fotosh në Instagram, me përmbajtje dashurie.

“Do të mbetesh gjëja më e bukur nga të gjitha gjërat e bukura, së cilës nuk kam ditur t’i jap shpjegim”, shkruan ajo në një postim.

 

Ajo ka treguar gjithashtu se është një nga ato vajza që lexon horoskopin për të ditur më shumë se çdo të ndodhë me jetën e saj.

Horoskopi i virgjëreshës, shenjës së Xhenit, parashikon disa takime dhe flirte për këtë javë. Horoskopi gjithashtu parashikon një “rikthim si me magji” me një person me të cilin ka ndërprerë marrëdhënien.

A është kjo një shenjë që do të rikthehen?