DJALI NË HALL : Kam frikë se e dashura zbulon se kam shkuar me nënën e saj dhe një shok… – AlpeGossip
DJALI NË HALL : Kam frikë se e dashura zbulon se kam shkuar me nënën e saj dhe një shok…

DJALI NË HALL : Kam frikë se e dashura zbulon se kam shkuar me nënën e saj dhe një shok…

Historia e një 27-vjeçari e rrëfyer për “The Sun” po bën xhiron e rrjetit dhe djali kërkon ndihmën e psikologes.

Ja letra e djalit:

Kur e dashura ime më foli për nënën e saj, kuptova se ajo ishte gruaja me të cilën unë dhe shoku im bëmë një treshe të shkëlqyeshme një natë pasi u larguam nga një klub nate. Jam 27 vjeç dhe e dashura ime është 22 vjeçe.

Ne kemi 3 muaj që jemi lidhur dhe gjërat duket se po shkojnë me të vërtetë mirë. Ne të dy jemi dakord se është marrëdhënia më e mirë në të cilën kemi qenë ndonjëherë. Ajo më në fund më foli për të takuar nënën dhe babanë e saj disa javë më parë. Nuk mund ta besoja kur zbulova se unë dhe nëna e saj ishim takuar më parë.

Kisha dalë një natë në klub me një shok. Dhe e takuam këtë grua me të vërtetë të nxehtë, e cila tani është 46 vjeçe. Ne e ftuam dhe biseduam me të për të gjithë natën.

Ajo ishte me një grup grash të tjera, por ata shkuan diku tjetër dhe ajo qëndroi me ne. Ajo po qëndronte në qytetin tonë atë natë dhe na ftoi në dhomën e saj të hotelit në fund të natës. Ne vazhduam duke pirë dhe ishte një natë e pabesueshme. Ajo bëri gjithçka me të dy, edhe seksualisht.

Ne u ndjemë me fat se po bënim seks me një grua të martuar, të bukur. Treshja zgjati tërë natën, transmeton ShkodraNews. Ajo ishte e mrekullueshme. Ne i thamë lamtumirë njëri-tjetrit të nesërmen dhe kurrë nuk e pamë më atë grua, deri tani.

Jo çuditërisht, shoku im dhe unë ende flasim për këtë. Ju mund të imagjinoni se si u ndjeva kur e dashura ime tha: “. . . dhe kjo është nëna ime”. Unë nuk jam i sigurtë nëse ajo më kujton mua.

Nuk e di se çfarë të bëj tani. Nuk dua të ndahem me të dashurën time, por duket shumë e vështirë të jem me të tani.