U NDA NGA NORA TANI ËSHTË I LIRË/ Lei dhe Roberti japin shkëndijat e para të një romance – AlpeGossip
U NDA NGA NORA TANI ËSHTË I LIRË/ Lei dhe Roberti japin shkëndijat e para të një romance

U NDA NGA NORA TANI ËSHTË I LIRË/ Lei dhe Roberti japin shkëndijat e para të një romance

Në dhjetor të vitit 2018, moderatorja e njohur e sportit, Lei Kraja, e ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’ deklaroi se Robert Berisha i përmbushte të gjitha kriteret për të qenë partneri i saj, ama asokohe ai ishte i martuar prandaj dhe Lei tërhiqej. Pas pothuajse një viti, moderatorja është sërish e ftuar në sezonin e ri të emisionit dhe këtë herë bashkë me Robertin.

Gjatë lojës me tullumbace me helium, asaj iu kujtua situata e vitit të kaluar dhe u pyet se çfarë ka për të thënë tani që Roberti është beqar. “Roberti është i gjatë, i bukur, vetëm me qenë e verbër mos ta shoh”, u shpreh moderatorja.

Ndërkohë këngëtari, i ftuar po ashtu në studio, i është përgjigjur publikisht. “Njëjtë dhe për mua, unë jam beqar”. Mos ishin këto shkëndijat e para të një romance të re në Shoëbiz? Mbetet për t’u parë.