PLANE PËR FEJESË KËTË VERË? Sarah Berisha flet për romancën me DJ PM: Unë lutem që… – AlpeGossip
PLANE PËR FEJESË KËTË VERË? Sarah Berisha flet për romancën me DJ PM: Unë lutem që…

PLANE PËR FEJESË KËTË VERË? Sarah Berisha flet për romancën me DJ PM: Unë lutem që…

Sarah Berisha dhe DJ PM vazhdojnë të jenë ende një ndër çiftet më të preferuar në showbiz-it shqiptar. Dyshja  e cila po jeton ende historinë e tyre të dashurisë që nisi brenda edicionit të parë të “Big Brother VIP”, janë treguar mjaft të rezervuar sa i përket marrëdhënies së tyre.

Mirëpo fansat e çiftit janë shumë kurioz të dinë planet e të ardhmes së tyre ku shpesh herë i  drejtojnë pyetje se “kur do të bëhet me fëmijë” apo “kur do të martohen”.

E së fundmi, blogerja ka treguar se ajo dhe Dj PM po i marrin gjërat shtruar dhe për momentin nuk kanë asnjë plan për ta çuar lidhjen në një stad tjetër. Kjo për shkak të angazhimeve të shumta që dyshja kanë.

Plane për fejesë këtë verë? Sarah Berisha flet për

“Unë në verë lutem ta takoj PM, sepse ai aq i zënë është sa ne gjatë verës nuk na bie as të shihemi shumë për shkak të koncerteve. E jo më për fejesë. Nuk kemi menduar asgjë. Të paktën këtë vit jo. Nuk i dihet, por për momentin nuk e kemi menduar, as nuk e kemi diskutuar si gjë”, u shpreh ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.