Sonila Meço mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, ndonëse prej disa kohësh është shkëputur nga televizioni dhe i është përkushtuar tërësisht familjes.
Sonila poston shpesh foto me vajzën e saj 6-vjeçare, Amaris nga aktivitetet e tyre apo udhëtimet.
Një foto e postuar ditën e sotme ka tërhequr shumë vëmendjen ku Sonila dhe Amars shfaqen shumë të ëmbla dhe të buzëqeshura në këtë pozë ku vihet re ngjashmëria shumë e madhe e tyre.
“Ja ku strukem për një copëz të bekuar lumturie! Dielli im”, shkruan moderatorja.