“NJË MATERIAL PISLLIK QË NUK DUHET TA DËGJOJNË FËMIJËT”/ Edhe këtë verë Ronela Hajati do të ndjekë traditën (FOTO) – AlpeGossip
“NJË MATERIAL PISLLIK QË NUK DUHET TA DËGJOJNË FËMIJËT”/ Edhe këtë verë Ronela Hajati do të ndjekë traditën (FOTO)

“NJË MATERIAL PISLLIK QË NUK DUHET TA DËGJOJNË FËMIJËT”/ Edhe këtë verë Ronela Hajati do të ndjekë traditën (FOTO)

Ashtu si çdo verë, edhe këtë vit, Ronela Hajati do të bëjë një super këngë ritmike, që hm hm, nuk është për fëmijët!

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja në Instagram, ku shkruan se këtë verë do të lërë mënjanë vuajtjet në këngë.

Ashtu si çdo vit dhe këtë sezon veror, Ronela do të përqëndrojë forcat për të sjellë një material “pisllik”, siç e quan këngëtarja me humor.

“Tradita e do që si çdo verë unë t’i lë mënjanë vuajtjet në këngë, dhe të bëj një material ‘pisllik’ që s’duhet ta dëgjojnë fëmijët dhe të përmbyset klubi. Faleminderit”, ka shkruar këngëtarja pranë postimit.

Nëse kujtojmë dy vitet e fundit, këngët e Ronelës kanë qenë vërtet të zjarrta dhe të bujshme!

“Do ta luj” ishte hiti i verës 2018 ndërsa “Lage” i verës 2019! Sigurisht që teksi në të dyja këngët ishte i krijuar nga vetë Ronela!

Nuk e dimë se çfarë ka menduar për këtë vit Ronela, por e sigurt që do të jetë e bujshme!

Këngëtarja shqiptare ka ndryshuar edhe look, dhe duket shumë tërheqëse bjonde! Por deri te klipi i radhës, transformimet e saj do të na lënë pa fjalë!