Një djalë 3-vjeçar që u gjet i gjallë pasi u zhduk për disa ditë, deklaroi se kishte jetuar me një ari.
Casey Hathaway ishte duke luajtur me fëmijët e tjerë të martën, kur u zhduk nga oborri i gjyshes së tij në një zonë rurale në lindje të Karolinës Veriore.
Vogëlushi u gjet i gjallë pas dy ditësh kërkime intensive.
Halla e Casey, Breanna Hathaway, raportoi në një postim në Facebook se nipi i saj ishte në shtëpi, i shëndetshëm dhe i qeshur.
Ajo tha se 3-vjeçari i kishte rrëfyer se jetoi me një ari gjatë kohës që humbi.
“Casey më tha që qëndroi me një ari për dy ditë,”-tha Hathaway. “Zoti i dërgoi atij një shok që ta mbronte. Mrekullitë ndodhin.”
Në një post tjetër, Hathaway shtoi se Casey i pëlqen të shikojë “Masha and the Bear”, një shfaqje rreth një vajze që jeton në pyll me një ari, i cili e mbron.
Policia tha të enjten se ku u gjet djali ishte i lagur, i ftohtë dhe ishte ngatërruar në hardhi, por nuk kishte lëndime serioze.