TRENDI I 2019/ Ja cili fustan nuk mungoi në garderobën e VIP-ave këtë sezon (FOTO) – AlpeGossip
TRENDI I 2019/ Ja cili fustan nuk mungoi në garderobën e VIP-ave këtë sezon (FOTO)

TRENDI I 2019/ Ja cili fustan nuk mungoi në garderobën e VIP-ave këtë sezon (FOTO)

Vera tashmë po përfundon dhe ka një fustan që nuk ka munguar në garderobën e VIP-ave tona. Një nga fustanet më të përhapura këtë sezon ka qenë fustani me print lulesh.

Edhe në vitet e kaluara printi i luleve në fustan por dhe në veshje të tjera ka qenë gjithmonë i pranishëm. Mesa duket ky model nuk ka ndërmend të dali kurrë nga moda.

Ky lloj fustani tani në stinën e verës dhe të të nxehtit përcjell freski dhe ju bën të dukeni të thjeshta dhe të lirshme. Sigurisht printet e luleve me ngjyra të ndryshme krijojnë një larmishmëri dhe ju kombinoheni perfekt me stinën e çelur të verës.

Këto fustane ju bëjnë të dukeni bukur, shumë femërore dhe mund ti kombinoni perfekt me këpucët dhe aksesorët e duhur për çdo moment të ditës.

Nëse akoma nuk e keni ne ju sygjerojmë ta bëni pjesë të garderobës tuaj, sepse dhe në vjeshtë do të mund ta përdorni me një xhaketë xhins dhe çizme.

Ndoshta kjo është dhe arsyeja pse ky trend do të jetë gjithmonë i përhapur.

I thjeshtë dhe i bukur për tu veshur.

Ilda Bejleri                                                  

  Armina Mevlani

Luana Vjollca

Lori Hoxha

Jonida Spahiu

Bieta Sulo

Rudina Magjistari

Arbana Osmani

/AlpeGossip.al