PLANET PËR FËMIJË/ Blero dhe Afrona japin deklaratën 1 muaj para martesës – AlpeGossip
PLANET PËR FËMIJË/ Blero dhe Afrona japin deklaratën 1 muaj para martesës

PLANET PËR FËMIJË/ Blero dhe Afrona japin deklaratën 1 muaj para martesës

Blero dhe Afrona Dika më 21 shtator të këtij viti, do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre, romancën 5 vjeçare. Çifti janë në përfundim të përgatitjeve për ditën e madhe dhe emocioni sa vjen dhe rritet.

Një muaj para martesës, Afrona ka dhënë një intervistë për revistën “Class”. Në intervistën në fjalë ajo është pyetur rreth martesës dhe planeve për të ardhmen.

Një ndër pyetjet e bëra, është nëse Afrona dhe Blero planifikojnë fëmijë shumë shpejt pas martesës.
Mirëpo ajo ka rrëfyer se fëmijët do të vijnë më vonë. Fillimisht kanë si qëllim udhëtimet në vende të ndryshme së bashku dhe të merren me karrierën e tyre.  “Për momentin jo. Dëshirojmë që të udhëtojmë edhe pak dhe të bëjmë karrierë. Më vonë sigurisht që po.”- është shprehur ajo.