''USHTROJ NJË PROFESION...''/ Afrona zbulon se me çfarë merret në vendin që jeton - AlpeGossip
”USHTROJ NJË PROFESION…”/ Afrona zbulon se me çfarë merret në vendin që jeton

”USHTROJ NJË PROFESION…”/ Afrona zbulon se me çfarë merret në vendin që jeton

Afrona Dika u bë e njohur për publikun pas lidhjes që nisi dikur me këngëtarin Blerim Muharremi i cili për publikun njihet si Blero.

Nga atëherë  edhe sot, jeta private e saj, qoftë foto me Bleron apo pa të kanë qenë në interes të publikut.

Por deri më sot nuk është bërë e ditur se me çfarë merret Afrona në vendin ku jeton. Gjatë një interviste për Class, ajo ka zbuluar të pathënat.

“Unë punoj në administratë publike, në një shkollë ndërkombëtare. Ushtroj një profesion që e dua shumë dhe që më fal shumë kënaqësi. Mësoj çdo ditë gjëra të reja nga puna që bëj. Po ashtu, është kënaqësi të ndihmosh studentë nga e gjithë bota që studiojnë në shkollën tonë.”, ka treguar ndër të tjera partnerja e Bleros me të cilën pritet të martohet.