PAS SHERRIT ME MAJLINDËN/ Majk rrëfen: Jemi pajtuar, më dërgon shpesh… (FOTO) – AlpeGossip
PAS SHERRIT ME MAJLINDËN/ Majk rrëfen: Jemi pajtuar, më dërgon shpesh…  (FOTO)

PAS SHERRIT ME MAJLINDËN/ Majk rrëfen: Jemi pajtuar, më dërgon shpesh… (FOTO)

Reperi i njohur Majk është padyshim një ndër personazhet më të komentuar për jetën e tij private në mediat rozë. Ndarja e tij nga Majlinda Zeka dhe zënkat e një pas njëshme për djalin e tyre morën vëmendjen e mediave muaj më parë. Majk e akuzonte modelen se nuk e lejonte të takonte të birin, ndërkohë që Majlinda nga ana tjetër tha se reperi nuk e ndihmonte financiarisht për Roanin.

Por siç duket këto mosmarrëveshje kanë mbetur pas pasi së fundmi në emisionin “Pushime on Top” Majk ka zbuluar se lidhja me modelen është përmirësuar shumë.

Majk ka thënë se ai ka shumë respekt për Majlindën pasi ajo është nëna e djalit të tij dhe se madje flasin shpesh me njëri-tjetrin.

“Edhe pse tani është sezoni i verës dhe jam shumë i zënë dhe se kam takuar, por Majlinda më dërgon foto dhe video”, u shpreh Majk.