“KAM PUNUAR NË DISKOTEKË…”/ Beniada tregoi sakrificat për të përballuar shkollimin, nëna e saj reagon dhe jep mesazhin e fortë – AlpeGossip
“KAM PUNUAR NË DISKOTEKË…”/ Beniada tregoi sakrificat për të përballuar shkollimin, nëna e saj reagon dhe jep mesazhin e fortë

“KAM PUNUAR NË DISKOTEKË…”/ Beniada tregoi sakrificat për të përballuar shkollimin, nëna e saj reagon dhe jep mesazhin e fortë

Gjate nje bisede me Meridianin, Beniada ka treguar disa nga sakrificat që i është dashur të përballojë per tu shkolluar.  Ajo ka treguar se ekonomia e familjes së saj nuk mund të përballonte totalisht shpenzimet e shkollimit prandaj i është dashur të punojë në mënyrë që të mos vërë në vështirësi prindërit.

“Shkolla ime ishte shumë e shtrenjtë dhe kishte libra që unë nuk i blija dot. Vitin e parë ma paguan prindërit por të dytin vendosa që ta paguaja vetë. Kam punuar në një diskotekë si kasiere. Ishte shume e lodhshme dhe babi im e urrente atë gjë. Unë kthehesha në orar shumë të vonë dhe babit i dukej shumë e rrezikshme. Duhet të isha shumë e kujdesshme që të mos bëja asnjë gabim në llogari, sepse edhe sikur 10€ të dilnin me mangësi, përsëri do detyrohesha t’i lija nga rroga ime”,- tha ajo.

 

 

Pas rrefimit te Beniades, nëna e saj ka bërë një koment ne faqen e Big Brother ku tregon se e merrte atë gjithmonë me vete në punë.

”E merrja gjithmonë me vete kur shkoja në punë. Kishte vetëm 12-vjeçe”, shkruan nëna e Beniades.