KIM KARDASHIAN PUBLIKOI FOTON E VAJZËS/ Ky detaj tërboi gjithë rrjetin (FOTO) – AlpeGossip
KIM KARDASHIAN PUBLIKOI FOTON E VAJZËS/ Ky detaj tërboi gjithë rrjetin  (FOTO)

KIM KARDASHIAN PUBLIKOI FOTON E VAJZËS/ Ky detaj tërboi gjithë rrjetin (FOTO)

Familja Kardashian është gjithmonë në vëmendje të mediave për jetën luksoze që bën dhe çdo lëvizje e tyre komentohet gjatë. Së fundmi, një foto e publikuar nga Kris Jenner ku shfaqen 2 vajzat dhe mbesat e saj ka hapur një debat të madh në rrjetet sociale.

Shkak për këtë debat është bërë paraqitja e 6 vjeçares, North, vajzës së Kim e cila në hundë mban një pirsing. Gjithë fansat i janë kthyer kundra Kim dhe Kris dhe kanë shpërthyer në  ofendime kundër tyre duke i pyetur se si e kanë lënë vajzën të vendosi pirsing në atë moshë.

Ndonëse vendosi mos të përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt, Kim i dha fund aludimeve duke zbuluar se vathi që North mbante në hundë nuk ishte i vërtetë, pra asaj nuk i kishin shpuar hundën, por ishte thjesht një pirsing fallco. Kujtojmë  që nuk është hera e parë që Kim përballet me kritika për shkak të mënyrës se si e vesh dhe e edukon vajzën e saj.