Këngëtarja Enca Haxhia, e cila numëron plot 2.2 milion ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, sigurisht që e ndez rrjetin sa herë publikon foto me bikini.
Foto të tilla kanë qenë të shumta së fundmi në profilin e saj, mirëpo duket se “ditët hot” morën fund.
Pasi plasi bombën e fundit në Instagram, një foto super të nxehtë me rroba banjo, këngëtarja u betua që s’ka më foto të tilla.
“Fotoja e fundit qe hedh me rrobabanjo!”-shkroi Enca krahas postimit.
S’dimë sa e besuat ju, por duket se as ajo vetë nuk e besoi këtë që tha, pasi shkrimin e shoqëroi me disa emoji me “hundën e pinokut”.
Fotot me bikini janë të pashmangshme këtë sezon dhe s’ta bën zemra ta mbash për vete kur del aq bombë! S’mendoni kështu?