E PYESIN PËR TË DASHURIN/ Efi bën gati të iki nga studio, shtangen moderatorët – AlpeGossip
E PYESIN PËR TË DASHURIN/ Efi bën gati të iki nga studio, shtangen moderatorët

E PYESIN PËR TË DASHURIN/ Efi bën gati të iki nga studio, shtangen moderatorët

Efi ishte e ftuar sot në “Shqipëria live”, duke dhënë një intervistë pas kaq kohësh larg ekranit. Ish-banorja e “Big Brother VIP” nuk preferoi t’i përgjigjej pyetjeve personale, pasi kur moderatorët u ndalën te kjo pjesë, Efi nuk dha asnjë përgjigje konkrete.

Kur Arjon Muça e pyeti gjatë emisionit nëse partnerin aktual e njihte para Bigut, Efi ia ktheu: “Vazhdojmë pyetjen tjetër…”

Në këtë moment, Erjona Rusi i tha Arjonit se kjo është pyetje personale dhe Efi ka kërkuar mos t’i bëhen këto pyetje.

E pyesin për të dashurin, Efi bën gati të iki nga studio,

“Ju kam thënë që në fillim. Po ju respektoj që po vij, ju më respektoni dhe mos bëni pyetje personale”, tha ajo ndërsa Erjona shprehu shqetësimin se Efi duket nga ato që çohen dhe ikin nga studio.

“Se çohet ikën…Je nga ato që çohesh dhe ikën nga studio po u mërzite?”, e pyeti Erjona Efin.

Në këtë moment, Efi bëri të çohej nga karrigia duke i shtangur moderatorët, por pastaj qeshi dhe tha se nuk e bën pasi ka shumë respekt.