”DO TË BËJ PISHMAN QË KE LINDUR”/ Dajana Shabani shpërthen keq ndaj vajzës që i përdori fotot – AlpeGossip
”DO TË BËJ PISHMAN QË KE LINDUR”/ Dajana Shabani shpërthen keq ndaj vajzës që i përdori fotot

”DO TË BËJ PISHMAN QË KE LINDUR”/ Dajana Shabani shpërthen keq ndaj vajzës që i përdori fotot

Dajana Shabani është revoltuar pasi ka gjetur në Tinder (aplikacion për njohje), një vajzë me emrin Frensis që përdor fotot e saj. Me anë të një postimi në Instastory, Dajana ka paralajmëruar vajzën se do e pendojë për veprimin që ka bërë.

“Frensis nëse të gjej do ta kuptosh si mund të bëhesh pishman që ke lindur! Dhe meqë qeke e Fakultetit të Mjekësisë, do ta shpjegoj anatominë në Lushnjë”, shkruan Dajana.

Kujtojmë që moderatorja aktualisht moderon emisionin “Casa de los 3s”, një program krejt ndryshe nga emisioni i mëngjesit.

Ndërsa sa i përket jetës private. Dajana vazhdon lidhjen me boksierin Kamer Malokun.