NË MUAJIN E 8-TË TË SHTATZANISË/ Moderatorja shqiptare publikon imazhin e parë të vajzës (FOTO) - AlpeGossip
NË MUAJIN E 8-TË TË SHTATZANISË/ Moderatorja shqiptare publikon imazhin e parë të vajzës (FOTO)

NË MUAJIN E 8-TË TË SHTATZANISË/ Moderatorja shqiptare publikon imazhin e parë të vajzës (FOTO)

Ndërsa ndodhet në dy muajt e fundit të shtatzënisë Diellza Kolgeci ka ndarë një detaj shumë të veçantë.

Moderatorja e njohur nga Kosova postoi imazhin 3D të vogëlushes së saj.

Tiparet e foshnjës dallohen qartë dhe ndoshta që tani Diellza mund të kuptojë sesi do të duket ajo kur të lindë.

Diellza do të mirëpresë vogëlushen me partnerin e saj, basketbollistin Fisnik Rugova, në 10-ditëshin e parë të muajit maj.

Ajo është shprehur gjatë një interviste se, gjëja që e ka munduar më shumë gjatë shtatzënisë ka qenë pagjumësia.

Ajo dhe basketbollisti njiheshin prej shumë vitesh, duke qenë se të dy jetonin në Prishtinë, megjithatë lidhja e tyre e dashurisë nisi vetëm një vit më parë.