QENKA BOMBË/ Anxhelina Hadergjonaj publikon një copëz të klipit të ri (FOTO) – AlpeGossip
QENKA BOMBË/ Anxhelina Hadergjonaj publikon një copëz të klipit të ri (FOTO)

QENKA BOMBË/ Anxhelina Hadergjonaj publikon një copëz të klipit të ri (FOTO)

Ajo është mjaft sexy, e komentuar dhe e dashur nga publiku, mirëpo prej kohësh i ka munguar skenës muzikore.

Po flasim për Anxhelina Hadergjonaj e cila para disa ditësh na surprizoi me look-un e saj të ri.

Siç mund ta shikoni në foton e mëposhtme ajo shkëlqen e tëra.

Përtej kësaj, shumë prej jush mund të kenë shtruar pyetjen: Çfarë po bëhet me këtë vajzë? Kur do i kthehet muzikës?

Për fansat e këngëtares, por jo vetëm, ka një lajm shumë të mirë!

Anxhelina po përgatitet për klipin e saj më të ri dhe nga një foto që ajo publikoi në Insta Story  pritet të jetë: një bombë e vërtetë.

“Mezi po pres të shpërndaj këtë video dhe gjithë projektin me të gjithë ju!”- mbishkruan bukuroshja e cila shfaqet e veshur me të zeza dhe me një kapele tërheqëse në kokë.

Dhe ne nuk kemi as dyshimin më të vogël që rikthimi i këngëtares do të jetë më i fuqishëm se kurrë.