BLEONA VISHET SI NUSE/ Ermali i bën komentin e paparë dhe këngëtarja u shkri së qeshuri (FOTO) – AlpeGossip
BLEONA VISHET  SI NUSE/ Ermali i bën komentin e paparë dhe këngëtarja u shkri së qeshuri (FOTO)

BLEONA VISHET SI NUSE/ Ermali i bën komentin e paparë dhe këngëtarja u shkri së qeshuri (FOTO)

Bleona Qereti do të publikojë gjatë kësaj jave, produksionin e saj më të ri muzikor me titull “Monster”, për të cilin po punon prej disa javësh. Dhe lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja shqiptare, në një postim në profilin e saj në “Instagram”. Bleona mahniti të gjithë fansat e saj, e veshur me fustanin e bardhë dhe dukej një nuse rrëzëllitëse.

Këngëtarja kishte zgjedhur një fustan të ngushtë pas trupit në ngjyrë të bardhë, me krahë të fryrë, ku binin në pah linjat e saj të përsosura. Me flokët e lëshuara dhe një grim të lehtë, Bleona kombinonte fustanin e tejdukshëm me aksesorin e vathëve me gur.

Dhe duket se të shumtë kanë qënë fansat që kanë pëlqyer këtë veshje të Bleonës! Madje, të nxitur nga fustani i bardhë, nuk kanë nguruar ta urojnë edhe për një fat të mirë, siç bën edhe Ermal Mamaqi.

“Për hajër o Zot, kush do të të marri”- i shkruan Ermal Mamaqi.