Mendojmë se keni gatuar të paktën një herë në jetën tuaj makarona, sepse pas vezës së skuqur është ushqimi më i thjeshtë dhe i shpejtë për t’u përgatitur. Dhe nëse jeni një njeri normal si të gjithë ne, me siguri keni ndjekur këto hapa: keni mbushur një tenxhere me ujë, keni pritur sa të vlojë, i keni hedhur pak kripë, pastaj makaronat dhe keni pritur sa të bëhen mjaftueshëm të buta sa për t’i ngrënë.
Por fatkeqësisht, të gjitha njohuritë tona në kulinari rezultuan një gënjeshtër! Ja si bëhen makaronat ideale.
Hapi i parë:
Harroni gjithçka që dini dhe rrëmbeni një tigan në vend të një tenxhereje.
Hapi i dytë:
Vendosni makaronat në tigan. (Po, përpara ujit.)
Hapi i tretë:
Hidhni ujë të ftohtë (që të mos ngjisin), në varësi të sasisë që po gatuani, aq sa të mbuloni makaronat deri në gjysmë.
Hapi i katërt:
Kaq ishte! Makaronat tuaja do të jenë gati për 10 minuta dhe në fund do t’ju mbetet mjaftueshëm ujë sa për të përgatitur një salcë shumë të shijshme.
Dhe kjo, miqtë e mi, ishte gjithçka duhet të dini për makaronat. Na falënderoni më vonë. Ndërkohë, surprizoni dikë më makaronat më të mira në botë.
Burimi: Delish