Me një foto me të bijën mbi bark, Tolgahan u shfaq në fotot e fundit krejt në paqe, duke marrë shumë komente, po mbi të gjitha vëmendjen e gruas së tij. Ai shkruan ndër të tjera që e ka lindur vet Alinën, sigurisht me shaka. Kaq deshi Almeda dhe ju kthye duke i mbajtur lojën.
“Ua Zoti Tolgahan urime, natyrale apo me prerje cezariane? Nuk duroje dot pa bërë shaka”, shkruan Almeda.
Nga pozicioni i fotos me siguri ka lindur edhe dëshira për këto komente sepse ajo shkrepje e Tolgahan ngjan me momentin e parë kur nëna merr fëmijën në krahë pas lindjes.
E për momentin, një foto të tillë nuk e kemi nga Almeda. E bukura e së gjithës është fakti që më në fund e pamë gocën e çiftit megjithëse jo plotësisht.