VAJZA ISHTE OGUR I MBARË/ Linda Halimi tregon vilën gjigante që ka blerë në SHBA (FOTO) – AlpeGossip
VAJZA ISHTE OGUR I MBARË/ Linda Halimi tregon vilën gjigante që ka blerë në SHBA (FOTO)

VAJZA ISHTE OGUR I MBARË/ Linda Halimi tregon vilën gjigante që ka blerë në SHBA (FOTO)

Më datën 11 mars këngëtarja e njohur nga Kosova Lindita Halimi së bashku me partnerin e saj reperin Big D, u bënë prindër për herë të parë.

Vogëlushen e tyre vendosën ta quanin Kaimana dhe si duket ajo ka qenë një ogur i mbarë për çiftin

Këngëtarja ka publikuar një foto në Insta Story, ku shfaqet një vilë gjigante të cilën e ka blerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Hera e parë si pronare shtëpie. Zoti është i madh. E ndërtuar që nga themelet. Muaji im i lindjes është i paparë!”- mbishkruan ndër të tjera Linda.

Nga ajo që na shohin sytë, duket se pas saj fshihet një vlerë marramendëse!