TË PASME SI KUNGULL/ Del trendi i ri për Halloween (FOTO) – AlpeGossip
TË PASME SI KUNGULL/ Del trendi i ri për Halloween (FOTO)

TË PASME SI KUNGULL/ Del trendi i ri për Halloween (FOTO)

Falë një trendi të ri, ju nuk keni pse të shpenzoni më para për të krijuar një kostum Halloween-i të cilin do ta vishni vetëm një herë. Gjithçka që ju duhet është pak bojë për trupin, xixa dhe pak kreativitet.

Sigurisht, ju mund ta ktheni fytyrën tuaj në një rrjetë merimangash ose të bëheni një vampir i frikshëm, por ajo që do të jetë më shumë argëtuese është ky trend i ri: të pasme si kungull.

Artistët e grimit dhe piktorët e trupit po përdorin aftësitë e tyre krijuese për të kthyer fund-shpinat e tyre në kunguj për të festuar festën drithëruese.

Sipas tyre, të pasmet kanë formën perfekte për t’u kthyer në kunguj. E vetmja gjë që duhet të bëni është të përdorni ndarjen si qendër duke vizatuar dhe një bisht sipër dhe pastaj pjesa tjetër do të shërbejë si trupi i kungullit. Kaq duhet dhe jeni gati për Halloween.