TË KOMBINUAR DERI NË DETAJE/ Del foto e rrallë e Linda Ramës dhe Zahos rrugëve të kryeqytetit – AlpeGossip
TË KOMBINUAR DERI NË DETAJE/ Del foto e rrallë e Linda Ramës dhe Zahos rrugëve të kryeqytetit

TË KOMBINUAR DERI NË DETAJE/ Del foto e rrallë e Linda Ramës dhe Zahos rrugëve të kryeqytetit

Megjithëse prej disa kohësh e mbante larg syrit të mediave, tashmë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur ta ndajë me të gjithë portretin e vogëlushit të tij, Zahos.

Një muaj më parë ai publikoi një video të të birit, i cili shfaqej me fanellën e Juventusit teksa luante me top në një fushë me bar. Së fundmi, vogëlushi është fotografuar me mamanë e tij, Lindën, teksa ecin rrugëve të kryeqytetit.

Ajo që bie në sy, siç e shohim në foton e siguruar nga ‘Panorama Plus’, është kombinimi i veshjeve nënë e bir. Çorapet e Zahos me vija janë të njëjta me atletet e Lindës dhe të dy shfaqen duke ecur pranë njëri-tjetrit në rrugët e Tiranës.