Këngëtarja Adelina Thaçi pak ditë më parë deklaroi se është infektuar me COVID-19 dhe tregoi se kishte simptoma si lodhje të madhe të trupit, dhimbje të syve, dhimbje koke dhe qafe. Gjatë kësaj kohe Adelina i ka mbajtur fansat të informuar mbi gjendjen e saj, por sot ka hasur me një mesazh që e akuzon se ka marrë shpërblim.
“Me sa para të kanë shpërblyer që ke pranuar të thuash se je prekur me koronavirus”, i shkruan ndjekësja.
Ndërsa këngëtarja iu përgjigj: “Uroj që në familjen tënde të mos e provojë askush. Injorant/e si ti ka sa të duash.”
Adelina Thaçi publikoi mesazhin në InstaStory dhe shkroi: “Shihni injorantët që s’kanë besim në virus, e as në Zot. Janë po këta njerëz që shpërndajnë virusin dhe shihni çfarë shkruajnë. Më duhet t’iu them se nëse për ju gjithçka është ana financiare, unë se kam pas dhe as nuk e kam atë problem.”